Vesa Shabani përforcon Fer Volleyn

Volejboll

Vesa Shabani përforcon Fer Volleyn

Nga: K.G. Më: 15 maj 2025 Në ora: 19:11
Volejbollistja Vesa Shabani

Volejbollistja Vesa Shabani i bashkohet kampiones së Kosovës, Fer Volley.

Duket se kryetrajneri i këtij ekipi, Edon Ibrahimi, synon që të jetë edhe më kompakt në edicionin e ri 2025-2026. 

Vesa është volejbolliste me përvojë edhe një përforcim i madh për ferizajaset.  

“Shtojmë forcë, shtojmë karakter – mirësevjen në familjen tonë, Vesa Shabani! 

Fer Volley ka kënaqësinë të prezantojë përforcimin më të ri për sezonin e ardhshëm – Vesa Shabani, bllokuese qendre, me përvojë në Superligën e Kosovës dhe pjesë e Kombëtares së Kosovës. 

Pas një sezoni mbresëlënës me ekipin e Ferizajt dhe paraqitjeve të saj të shkëlqyera, Vesa i bashkohet projektit tonë Kampion me ambicie të qarta për të kontribuar në vazhdimësinë e suksesit. 

Me fuqinë, disiplinën dhe karakterin që e dallon, besojmë se do të jetë një element kyç në rrugëtimin tonë të ri. 
Mirësevjen në Fer Volley, Vesa! Le ta shkruajmë së bashku kapitullin e radhës të historisë sonë!”,
njofton KVF Fer Volley.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat