Fer Volley nga Ferizaj ka synime afatgjate, kjo më së miri e dlshmon që më volejbolliste cilësore ka rinovuar kontratat.
Kësaj radhe me Valmira Ramadani, prej lojtareve më të mira në elitën tonë.
“Klubi Fer Volley ka kënaqësinë të njoftojë vazhdimin e bashkëpunimit me njërën ndër lojtaret më të dalluara të ekipit – Valmira Ramadani e cila do të jetë pjesë e jona edhe për sezonin e ri.
Valmira është mishërim i përkushtimit, profesionalizmit dhe pasionit për volejbollin. Ajo ka dëshmuar me vepra dhe me performancë se është një lidere në fushë dhe jashtë saj.
Në sezonin e kaluar, ajo ishte një ndër më të merituarat për sukseset historike të klubit, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në fitimin e Kampionatit të Kosovës dhe të Kupës së Federatës.
Me prezencën e saj, skuadra jonë fitoi jo vetëm në rezultat, por edhe në shpirt garues, motivim dhe stabilitet. Valmira është një shembull për të gjitha gjeneratat e reja – një sportiste që punon me zemër dhe e vendos gjithmonë skuadrën para vetes.
Vazhdimi i rrugëtimit të saj me Fer Volley nuk është thjesht një nënshkrim – është një dëshmi e vlerave dhe vizionit të përbashkët që ndajnë lojtari dhe klubi.
Jemi të bindur se me Valmirën në radhët tona, do të shkruajmë edhe faqe të reja suksesi dhe krenarie”, njofton Fer Volley.