Vajzat e volejbollit nga Komuna e Pejës, të përbërë nga KV SutiSport dhe KV Peja, po e përfaqësojnë Kosovën me krenari në Turneun Ndërkombëtar në Nilüfer, Turqi, duke treguar cilësi të lartë sportive dhe vlera të forta ekipore.
Në debutim, ky ekip shënoi fitore ndaj ekipit ukrainas Mykolai, një ndeshje që u dedikua paqes në Ukrainë – një gjest i madh që tejkalon sportin dhe përçon një mesazh të fuqishëm solidariteti.
"Në anën tjetër, vajzat e KV SutiSport dhe KV Peja, ne ekipin e kombinuar, kanë regjistruar dy fitore të shkëlqyera, duke dëshmuar shpirt gare, lojë të fortë dhe bashkëpunim të jashtëzakonshëm në fushë.
Turneu vazhdon edhe të dielën me përballje ndaj ekipeve të tjera të forta.
Federata e Volejbollit e Kosovës i uron shumë suksese vajzave tona dhe i përgëzon për përfaqësimin dinjitoz të vendit në arenën ndërkombëtare!", njofton FVK.