Pas grumbullimit të parë ku morën pjesë plot 80 volejbolliste të reja nga e gjithë Kosova, sot në sallën e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit u mbajt grumbullimi i dytë i Kombëtares U19, nën drejtimin e përzgjedhësit Naser Krasniqi dhe me asistimin e trajnerëve Ylli Kadriu e Rudina Berisha.
“Ngushtohet rrethi për kombëtaren U-19 në grumbullimin e dytë!
Rrethi është ngushtuar dhe puna po intensifikohet, ndërsa përzgjedhjet po shkojnë drejt fazës finale për ndërtimin e skuadrës që do ta përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Ballkanik U19, i cili zhvillohet në Shqipëri nga 10 deri më 15 qershor 2025.
Për të ndjekur nga afër progresin dhe përkushtimin e vajzave, në seancë morën pjesë edhe presidenti i FVK-së, Bahri Gjinovci”, njofton FVK.