Dyshja e Kosovës, Erion Bajrami dhe Ermal Maliqi, të udhëhequr nga trajneri Fatlum Hajrizi, ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të BVA – Kampionatit Ballkanik në Beach Volley, duke kaluar me sukses fazën e parakualifikimeve!
Rezultati i fitores ndaj çiftit turk Baysal Y. / Akdogan E.:
Seti 1: 20-22
Seti 2: 21-17
Seti 3: 15-12
Fitorja përfundimtare: 2:1 në sete.
"Pas këtij suksesi të rëndësishëm, dyshja jonë kalon në fazën e grupeve, ku do të përballet me kundërshtarët e tjerë të rajonit.
Shorti për grupet pritet të tërhiqet së shpejti.
Urime djemve tanë për këtë paraqitje dinjitoze dhe shumë suksese në vazhdim të kampionatit!", njofton FVK.