Çifti Bajrami e Maliqi në çerekfinale të turneut ndërkombëtar të beach volley – përballet me nënkampionët e eventit.
Dyshja nga Kosova, Erion Bajrami/Ermal Maliqi, e drejtuar nga trajneri Fatlum Hajrizi, është afër të shkruajë një tjetër sukses të ri në arenën ndërkombëtare!
Sot, ata do të përballen në çerekfinale të turneut me çiftin bullgar Dimitar Mehandzhiyski dhe Dimitar Kalchev, të cilët janë nënkampionë të edicionit të kaluar.
Pritjet janë të mëdha për Bajramin dhe Maliqin, të cilët kanë treguar formë të shkëlqyer gjatë fazës së grupeve dhe ndeshjeve eliminatore, duke siguruar kështu një vend të merituar mes tetë më të mirëve të turneut.
Ndeshja pritet të zhvillohet sot, me fillim nga ora 15:50 (sipas kohës lokale të Turqisë), dhe fitorja do të thotë kualifikim në gjysmëfinale – një sukses historik për volejbollin e rërës në Kosovë.
Të gjithë sytë janë nga dyshja jonë, që po përfaqësojnë me krenari ngjyrat e vendit!