Megi Bislimi ka shënuar sukses të madh në kampionatin turk.
Suksesi i volejbollistes nga Kosova e ka gëzuar edhe Federatën e Volejbolilit të Kosovës.
Bahri Gjinovci, kryetar i FVK-së, e ka përgëzuar për suksesin Megi Bislimin.
“Megi Bislimi – kampione me U18 dhe nënkampione me U21 në volejbollin turk.
Një tjetër sezon i jashtëzakonshëm për yllin e ri të volejbollit kosovar, Megi Bislimi, e cila vazhdon të shkëlqejë në radhët e klubit prestigjioz turk Eczacıbaşı!
Në moshën vetëm 17-vjeçare, Megi është shpallur kampione e Turqisë me ekipin U18, ndërsa me ekipin U21 ka arritur të sigurojë vendin e dytë në kampionat, pas një performance të jashtëzakonshme gjatë gjithë sezonit.
Në ndeshjet vendimtare të gjysmëfinales dhe finales, ajo realizoi 59 pikë, duke qenë njëra ndër lojtaret më të dalluara të garës.
E rritur në shkollën e volejbollit të KV Drita, Megi po dëshmon se është një nga talentet më premtues në skenën evropiane të volejbollit për femra.
Me përkushtim, disiplinë dhe performancë të vazhdueshme, ajo po forcon pozitën e saj në një nga ligat më të forta në botë – Ligën e Turqisë.
Urime Megi për suksesin e dyfishtë! “, shkruan në faqen e FVK-së.