Vashat e Therandës U-14 tregojnë formë të mirë

Volejboll

Vashat e Therandës U-14 tregojnë formë të mirë

Nga: K.G. Më: 1 qershor 2025 Në ora: 20:22
Theranda U-14

Klubi i volejbollit Theranda ka një të ardhme të ndritur duke pasur parasysh të reja që ka ky mjedis.

Volejbollistet e reja synojnë suksese sa më të mëdha në të ardhmen.

“Sot vazhduam me xhiron e fundit te Kampionatit te Kosovës U-14 që eshte mbajtur ne Suharekë ku ekipi Therandës zhvilloi dy ndeshje.

Ndeshja e parë u zhvillua ndaj ekipit te Gjinoci edhe pse humbëm setin e parë u kthyem ne lojë dhe fituam dy setat e tjerë  dhe ndeshjen 2:1.

Ndersa ndeshja e dytë ndaj ekipit të ekipit te Malishevës ishte e ngjashme me ndeshjen e parë ku poashtu humbem setin e parê u kthyem ne lojê dhe fituam setin e dytë mirepo seti i tretë i takoi ekipit te Malishevës te cilet fituan me rezultat 2:1.

Jemi shumë te kënaqur me performancen e lojtareve,atmosferen dhe shpirtin luftarak te njomakëve tona.

Vazhdojmë tutje ne sfidat e ardhshme!”, njofton KV Golden Ragle Theranda.

Rezultatet

KV Theranda - KV Gjinoci  2:1  (15:25, 25:22; 15:8)

KV Theranda - KV Malisheva  1:2 (18:25; 25:22, 8:15)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat