Kombëtarja U19 e Kosovës në volejboll (femra) nesër e nis garën në Kampionatin Ballkanik BVA U19, i cili zhvillohet në Tiranë, nga 11 deri më 15 qershor 2025.
“Pas fazës përgatitore dhe një miqësoreje me Maqedoninë e Veriut, vajzat e drejtuara nga përzgjedhësi Naser Krasniqi janë të gatshme për të përfaqësuar denjësisht Kosovën në këtë garë prestigjioze rajonale.
Ndeshjet do të zhvillohen në sallën “Farka Volley Hall”, Farkë-Tiranë”, njofton FVK.
Kosova garon në Grupin B, së bashku me:
Turqinë
Bullgarinë
Maqedoninë e Veriut
Orari i ndeshjeve të Kosovës:
11 qershor, ora 18:00 – Turqi vs Kosovë
12 qershor, ora 15:30 – Maqedonia e Veriut vs Kosovë
13 qershor, ora 20:30 – Kosovë vs Bullgari