Kosova pëson edhe një humbje

Volejboll

Kosova pëson edhe një humbje

Më: 14 qershor 2025 Në ora: 19:50
Pamje

Kosova U19 në volejboll për vajza e ka përmbyllur pjesëmarrjen në Kampionatin Ballkanik BVA me ndeshjen e katërt dhe të fundit, e cila përcaktoi renditjen në pozitat 7-8 të turneut.

"Në përballjen ndaj Bosnjë dhe Hercegovinës, vajzat e Kosovës treguan angazhim dhe përkushtim në dy setet e para, por sërish u mposhtën me rezultat 3:0 (25:21, 25:21, 25:11).

Pavarësisht rezultatit, kjo përballje ishte një përvojë e vlefshme për ekipin tonë të ri, që gjatë gjithë kampionatit tregoi vullnet për të garuar dhe mësuar në një nivel të tillë ndërkombëtar.

Kjo pjesëmarrje shënon një hap të rëndësishëm në ndërtimin e së ardhmes së volejbollit të femrave në Kosovë", njofton FVK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat