Federata e Volejbollit të Kosovës do të përfaqësohet me dy dyshet kampione në Kampionatin Ballkanik në Beach Volley për grupmoshën U18, i cili do të mbahet nga 20 deri më 22 qershor 2025, në CSM National Beach Arena, në Bukuresht, Rumani.
Në këtë garë prestigjioze rajonale, Kosovën do ta përfaqësojnë:
Orges Lahu / Art Berisha – nën udhëheqjen e trajnerit Albin Rexhepi.
Altea Devqa / Alea Demolli – nën udhëheqjen e trajnere Vildane Jashari.