Kosova U16 fiton miqësoren

Volejboll

Kosova U16 fiton miqësoren

Më: 21 qershor 2025 Në ora: 00:23
Foto e përbashkët

Kosova U16 ka shënuar fitore bindëse në ndeshjen miqësore kundër Shqipërisë U16, e vlefshme në kuadër të përgatitjeve për CEV Kampionatin Evropian U16 në volejboll.

Vashat “Dardane” triumfuan me rezultat 3:1, në një përballje cilësore që u zhvillua në pallatin e sporteve “Ilaz Kodra” në Skenderaj.

Kjo ndeshje miqësore u ndoq nga afër nga drejtuesit e federatave respektive: presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci, sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi, si dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pellumbi.

Kjo ishte njëra nga dy ndeshjet miqësore që Kosova U16 i zhvillon ndaj Shqipërisë, si pjesë e fazës finale përgatitore për turneun kontinental.

Miqësorja e radhës ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë U16 do të luhet të shtunën, nga ora 12:00, po ashtu në Skenderaj.

CEV Kampionati Evropian për grupmoshën U16 do të mbahet nga data 2 deri më 13 korrik 2025, në dy kryeqytetet shqiptare: Prishtinë dhe Tiranë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat