Triumfojnë Jona Krasniqi - Sibora Gashani dhe Ermal Maliqi e Erion Bajrami

Volejboll

Triumfojnë Jona Krasniqi - Sibora Gashani dhe Ermal Maliqi e Erion Bajrami

Më: 21 qershor 2025 Në ora: 15:13
Ermal Maliqi, Bahri Gjinovci e Erion Bajrami

Me një ceremoni të veçantë, ku kupat dhe medaljet u ndanë nga presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, z. Bahri Gjinovci, është përmbyllur edicioni i sivjetëm i Ligës Universitare, i cili u zhvillua në pesë disiplina sportive – mes tyre edhe beach volley.

Në këtë garë, u dalluan studentët që njëkohësisht janë pjesë e komunitetit të volejbollit, duke treguar nivel të lartë teknik dhe shpirt gare.

Fituesit në beach volley:

Vajzat

Vendi i parë: Jona Krasniqi & Sibora Gashani

Vendi i dytë: Ereza Rushiti & Lorina Mehmeti

Djemtë

Vendi i parë: Ermal Maliqi & Erion Bajrami

Federata e Volejbollit e Kosovës i uron përzemërsisht të gjithë fituesit dhe pjesëmarrësit për paraqitjen dinjitoze, dhe njëherit e përgëzon Federatën e Sportit Universitar për masovitetin, organizimin dhe nivelin e lartë të këtij edicioni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat