Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e djemve e ka nisur sot pjesëmarrjen në Kampionatin Ballkanik U22 në volejboll të rërës, që po zhvillohet në Tetovë, Maqedonia e Veriut.
"Çifti Dilon Latifaj dhe Erind Qalaj, të udhëhequr nga trajneri Fatlum Hajrizi, zhvilluan ndeshjen e parë kundër ekipit të dytë të Turqisë, ku pavarësisht përpjekjeve të mëdha, u mposhtën me rezultat 2:0 në sete (21:16, 21:15).
Përballja e radhës për djemtë zhvillohet sonte në ora 21:00 ndaj Maqedonisë së Veriut, ku synohet rikthimi me një paraqitje më të fortë.
Ndërkohë, edhe vajzat e Kosovës, Amela Llugaliu dhe Driola Ajvazi, nën drejtimin e trajnerit Edon Ibrahimi, do të zbresin në fushë sot në ora 18:30 për të përballur po ashtu Maqedoninë e Veriut", njofton FVK: