Volejboll mbi ujë në Slloveni

Volejboll

Volejboll mbi ujë në Slloveni

Më: 6 korrik 2025 Në ora: 22:51
Foto ilustrim

Skuadra nga vende të ndryshme të botës kanë zgjedhur t’i shpëtojnë vapës së kësaj vere duke marrë pjesë në turneun e “Volejbollit mbi ujë” në Lubjanë.

Eventi, i njohur ndryshe si “Magjia në Ujë”, ka hyrë në edicionin e pestë. Skuadrat, të përbëra nga dy volejbollistë, sfidohen në një fushë të zhytur 12 centimetra në lumin Lubjanica, që kalon në zemër të kryeqytetit slloven.

Në këtë edicion kanë marrë pjesë skuadra nga 14 vende, ndërsa për herë të parë garojnë edhe përfaqësues nga Amerika Latine.

“Kemi 8 ekipe vajzash dhe 8 për djem. Në total janë 32 sportistë nga 14 shtete të botës”, thotë organizatorja Kristina Taja Grunfeld.

Loja zhvillohet ndërkohë që pranë fushës mbi ujë kalojnë edhe varkat me turistë, duke e kthyer në një atraksion të vërtetë veror.

“Është më zbavitëse nga sa duket. Edhe më tepër…”, thotë një volejbollist.

“Eventi më i mirë. Është një prej eksperiencave më të bukura. Kur më njoftuan datat, fshiva çdo angazhim tjetër. Është një turne unik dhe ndër organizimet më të mirë në botë”, shprehet një tjetër.

Sa i përket garës, Sllovenia për femra dominon: ato kanë fituar tre herë radhazi dhe janë kampione në fuqi të eventit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat