Edhe një herë i kthehem volejbollit, që për fat keq nuk fitoi asnjë set deri me tash në Kampionatin Evropian U-16 (femrat).
Dhe, shih habinë!
Thonë se nëpër klube nuk punohet!
Po, nuk punohet, nuk punohet!
Pra krejt sipas kësaj logjike, nuk punohet as në Ferizaj, as në Pejë, as Prishtinë, as në Skenderaj.
Nuk punohet! Punohet po nuk ka brumë për kombëtare!
Pikë!
Këta që i dalin në mbrojtje selektorit që fare nuk ka nevojë as për mbrojtje as për justifikime sepse rezutati është pasqyra se ku janë!
Sikur selektori Lorik Ilazi të mos ishte në asnjë klub të Kosovës, vërtetë do të kishin një milionë arsye që ta mbrojnë ata që e mbrojnë, dikush e mbron për interes se e ka një familjar brenda stafit trajnerëve të kombëtares, dikush diku tjetër, pak ka rëndësi
kjo, fundja mos po i hyjnë në qejf selektorit!
Një duhet ta dijnë, ata që i dalin në mbrojtje selektorit Lorik Ilazi nuk ia dojnë të mirën!
Sepse miku i vërtetë ta thotë: Selektor, keq jemi më cilësi, keq jemi me rezultate, keq, keq, shumë keq!
Nuk i thuhet selektori mirë kur është duke pësuar humbje të thella e të njëpasnjëshme por duhet kërkohet si të dilet nga ajo gjendje dhe të reflektojnë të gjithë së bashku!
Pak për interesa e pak për shoqëri e mbrojnë selektorin, që ndodhi e selektori ia prishi tymin e duhanit dikujt aty, të njëjtit që e mbrojnë e atakojnë nesër, harrojnë që e mbrojtën një ditë!
Dhe, shih habinë.
Selektori vjen nga Drita e Gjilanit dhe fatmirësisht ka vite e vite që punon me përkushtim e krenari aty!
Nëse në klube tjera nuk punohet e nuk ka brumë, të paktën brumin u dashtë me pas në Dritë të Gjilanit, me fitu një set me kombëtare!
As Drita nuk paska brumë!
Këtu u punu apo jo?
Le të flasin ata që e mbrojnë me krenari dhe e dijnë pse e mbrojnë ata!
Sikur mos të ishte fare trajner në Dritë me vite të tëra, selektori nuk i takon përgjegjësia tërësisht.
Siç thotë një zyrtar i federatës:
“45 ditë punë ka pas kombëtarja, përgatitje, as një set s’e fituam”!
Edhe të paktën një set me fitu!
Po flasim profesionalisht!
Grahni e mos u ndalni, kënaquni me humbje të thella, veç mos i mbroni interesat shoqërore e dikë që e keni nga familja brenda kombëtares sepse Kosova ka nevojë për rritje niveli, për fitore dhe jo të kënaqeni me humbje të thella!
Sepse Kosova është shtet, nuk duron humbje pas humbje të rënda!
Krejt në fund, selektori nuk ka nevojë për mbrojtje, sepse rezultatet janë ato që flasin më së mirië.