Kosova përfaqësohet nga dyshja e re dhe premtuese

Volejboll

Kosova përfaqësohet nga dyshja e re dhe premtuese

Më: 10 korrik 2025 Në ora: 15:45
Lojtarët e Kosovës

Në Schinas të Greqisë ka nisur faza e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian U20 në beach volley, e cila zhvillohet në kuadër të Kampionatit Ballkanik, nën organizimin e BVA (Asociacioni Ballkanik i Volejbollit).

"Në këtë fazë marrin pjesë 8 ekipe: Greqia dhe Turqia me nga dy ekipe, si dhe Kosova, Bullgaria, Moldova dhe Rumania me nga një ekip.

Kosova përfaqësohet nga dyshja e re dhe premtuese Dilon Latifaj dhe Erind Qalaj, nën drejtimin e Fatlum Hajrizit, të cilët sot kanë zhvilluar stërvitjen e parë në ambientet e turneut.

Shorti për grupet do të hidhet sonte, ku do të mësohen edhe kundërshtarët e Kosovës në rrugëtimin drejt kualifikimit për Kampionatin Evropian", njofton FVK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat