Fer Volley njeh rivalen për garat evropiane

Volejboll

Fer Volley njeh rivalen për garat evropiane

Më: 15 korrik 2025 Në ora: 14:25
Fer Volley

Kampionja e Kosovës, Fer Volley nga Ferizaj, ka mësuar rivalen për garat evropiane Volley Düdingen.

Një rivale e vështirë për ekipin që drejtohet nga kryetrajneri Edon Ibrahimi synon rezultate të mira.

“Sot në Luksemburg është hedhur shorti për raundin e parë të CEV Challenge Cup 2026.

KV Fer Volley Ferizaj do të përballet me Volley Düdingen (SUI) në një përballje që premton shumë intensitet.

Ndeshja e parë luhet në Zvicër më 28 ose 30 tetor dhe dneshja e kthimit në Ferizaj më 4 ose 6 nëntor.

Nuk ishte short i lehtë. Por as nuk jemi këtu për rrugë të lehta.

Kjo përballje nuk është thjesht një ndeshje, është një sfidë për ta përfaqësuar vendin me dinjitet në skenën evropiane.

Veçanërisht emocionuese është fakti që ndeshja e parë zhvillohet në Zvicër, një vend ku jeton një numër jashtëzakonisht i madh i shqiptarëve. 

Dhe mezi presim të jemi mes tyre me zemër shqiptare, në një tokë të dytë që gjithmonë na ka pritur ngrohtë”, thuhet në njoftimin e klubit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat