Kosova U-21 pëson humbje të thellë nga Bullgaria

Volejboll

Kosova U-21 pëson humbje të thellë nga Bullgaria

Më: 23 korrik 2025 Në ora: 12:17
Rezultati

Kosova është mposhtur me rezultat 3:0 (25:15, 25:15, 25:11). nga Bullgaria U-21.

"Në ndeshjen e dytë të Kampionatit Ballkanik për grupmoshën U21, Kombëtarja e vajzave të Kosovës u përball me një Bullgari tejet të fortë dhe me përvojë, që dominoi në të gjitha fazat e lojës.

Pavarësisht rezultatit, vajzat “dardane” vazhduan të japin maksimumin dhe të grumbullojnë përvojë të vlefshme në një garë kaq të rëndësishme si kjo e organizuar nga BVA, që po zhvillohet në palestrën Farka Volley në Tiranë.

 Kombëtarja e Kosovës e mbyll paraqitjen në këtë turne më 24 korrik, kur do të përballet me Turqinë, në ndeshjen e fundit që nis nga ora 17:00", shkruan në njoftimin e FVK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat