Turqia shpallet kampione me pikë të plota

Volejboll

Turqia shpallet kampione me pikë të plota

Më: 26 korrik 2025 Në ora: 11:55
Turqia

Tirana priti një tjetër kompeticion të rëndësishëm ndërkombëtar në sportin e volejbollit, siç ishte Kampionati Ballkanik U-21 për vajza, event i zhvilluar më datat 20-24 korrik në sallën e Farës.

Në këtë aktivitet morën pjesë katër shtete të rajonit, ndërsa kampione u shpall Turqia, e cila dominoi, duke shënuar 3 fitore të pastra. Me një performancë komanduese gjatë gjithë eventit, vajzat nga Turqia me meritë ngriti trofeun, duke konfirmuar statusin e tyre si favorite të turneut. Në ditën e fundit të kompeticionit, Turqia e riafirmoi dominimin e saj me një fitore 3-0 ndaj Kosovës, duke e përfunduar kampionatin me pikë të plota.

Ndërkohë, Bullgaria siguroi vendin e dytë dhe mori medaljen e argjendtë, duke mposhtur bindshëm Shqipërinë me rezultatin 3-0. Nga ana tjetër, vajzat kuqezi të Shqipërisë e përfunduan turneun në vendin e tretë, duke marrë medaljet e bronzit, ndërsa klasifikimin e mbylli Kosova, e cila u rendit e katërta.

Në fund të aktivitetit u mbajt edhe ceremonia e medaljeve, ndërsa presidenti i FSHV-së, Erlind Pëllumbi, i dorëzoi trofeun përfaqësueses turke.

Më përfundimin e Kampionatit Ballkanik U-21 për vajza, në Tiranën do të mbahet edhe Ballkaniku i djemve për këtë grupmoshe, aktivitet që do të zhvillohet nga data 6 deri më 10 gusht, ku do të marrin pjesë Shqipëria, Kosova, Serbia, Turqia dhe Bullgaria.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat