Kampionja e Kosovës, Fer Vollej nga Ferizaj, me kryetrajnerin Edon Ibrahimi, kanë plnae të mëdha për edicionin e ri jo vetëm në garat vendore.
Fer Vollej përforchet me volejbollisten amerikane Logan Case.
“Fer Volley ka kënaqësinë të prezantojë një nga pasueset më produktive në volejbollin universitar amerikan: Logan Case, lojtare me eksperiencë dhe lidership, e formuar në sistemin shumë konkurrues të Western Michigan Broncos!
Ajo vjen në Ferizaj si një organizatore loje me qetësi, vizion dhe vendosmëri – gati të udhëheqë ofensivën tonë dhe të forcojë strukturën e ekipit”, njofton KVF Fer Vollej.