Skandali rumun me emrin e qytetit në Kosovë!

Volejboll

Skandali rumun me emrin e qytetit në Kosovë!

Nga: K.G. Më: 2 gusht 2025 Në ora: 23:15
Rumania

Rumunët janë të çuditshëm!

Kësaj radhe mediumi rumun “Sport” në vend që të shkruajë emrin e qytetit Ferizaj, shkroi si në kohën e famëkeqit Tito dhe pushtuesit serb, Uroshevac!

Kjo është e çuditshme dhe skandaloze për faktin se ndeshja që u luajt sonte në palestrën “Bill Clinton”, qysh në hyrje të palestrës por edhe në parket shkruan me shkronja të mëdha Ferizaj.

Image

Media rumune

Rumunët sikur po e bëjnë argatin e Serbisë shoveniste, duke shkruar Uroshevac! 

Duhet theksuar se vashat e Rumanisë fitojnë ndaj Kosovës me rezultat 3:0 (në sete 25:12, 25:20, 25:16), në ndeshjen e tretë të eliminatoreve të Kampionatit Evropian 2026 në volejboll.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat