Kombëtarja e Kosovës zotohet për një paraqitje sa më të mirë në përballje me Sllovakinë.
Nga ana tjetër, sllovakët kërkojnë pikë të plota nga palestra “Bill Clinton” në Ferizaj.
Ndeshja luhet nesër në orën 20.30.
“Të shtunën, volejbollistët sllovakë do të luajnë ndeshjen e tretë kualifikuese të Grupit G për Kampionatin Evropian 2026.
Ndeshja luhet në qytetin e Ferizajt.
Sllovakët u zhvendosën në vendin e ndeshjes të premten dhe të shtunën, më 9 gusht, në orën 20:30 të mbrëmjes, do të përballen në një duel të rëndësishëm kundër ekipit vendas.
Një nga udhëheqësit e ekipit do të jetë kapiteni i saj Jakub Ihnat, i cili do të luajë ndeshjen e tij të 80-të me fanellën sllovake të shtunën”, shkruan faqja sllovake “slovakvolley”.
Vitin e kaluar, sllovakët në Nitra e kishin mundur Kosovën me rezultat 3:0.
Media sllovake e pyet kapitenin Ihanat, përgatitjet kanë përfunduar, të shtunën do të përballeni me kundërshtarin tonë të parë - Kosovën. Çfarë synoni kundër këtij ekipi?
"Para së gjithash, përqendrimi. Duhet të minimizojmë numrin e gabimeve në mënyrë që të mos e fusim Kosovën në lojë.
Ashtu si para çdo ndeshjeje të parë, do të ishte ideale të fitonim 3:0 dhe t'u lejonim atyre të shënonin sa më pak pikë të jetë e mundur", përgjigjet kapiten sllovak.
Cila do të jetë më e rëndësishmja kundër Kosovës dhe Letonisë?
“Nëse e shtyjmë kundërshtarin larg rrjetës me një shërbim të mirë, kemi një mbrojtje shumë të mirë.
Përgatitja taktike nga trajneri kryesor na lejon të marrim shumë topa në mbrojtje”, tha ai.