Armend Berisha mbyll kapitullin me kombëtaren – fvk e nderon për 22 vite kontribut!
Para ndeshjes mes Kosovës dhe Sllovakisë, Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci, e nderoi ish-volejbollistin e Kombëtares, Armend Berisha, me një çmim të veçantë, duke shënuar lamtumirën e tij nga Kombëtarja.
"Për 22 vite në volejbollin aktiv, duke luajtur një rol të rëndësishëm në klubet brenda dhe jashtë Kosovës, si dhe në nivelin e Kombëtares, Armend Berisha mbetet një emër që ka lënë gjurmë në periudhën para dhe pas ndërkombëtarizimit të volejbollit kosovar.
FVK e falënderon përzemërsisht për kontributin e jashtëzakonshëm dhe përkushtimin e tij në zhvillimin e volejbollit të Kosovës", njofton FVK.