Kosova mposhtet nga Sllovakia 

Volejboll

Kosova mposhtet nga Sllovakia 

Më: 9 gusht 2025 Në ora: 23:28
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja A e Kosovës në volejboll për meshkuj u përball sonte me Sllovakinë në pallatin e sporteve “Bill Klinton” në Ferizaj, në një ndeshje të vlefshme për kualifikimet e CEV EuroVolley 2026.

Sllovakët fituan me rezultat 3:0 (20:25, 14:25, 13:25) ndaj Kosovës.

“Ky ishte takimi i parë nën drejtimin e trajnerit malazez Darko Prebiraçeviç, i cili sapo ka marrë drejtimin e ekipit.

Pavarësisht humbjes, lojtarët treguan angazhim dhe përpjekje për të rivalizuar ndaj një kundërshtari të fortë.

Ndeshja e fundit në këtë cikël kualifikues zhvillohet më 16 gusht 2025, në Riga, ndaj Letonisë”, njofton FVK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat