Kosova po merr pjesë në Kampionatin Evropian U22

Volejboll

Kosova po merr pjesë në Kampionatin Evropian U22

Më: 13 gusht 2025 Në ora: 23:54
Kosova

Kosova po merr pjesë në Kampionatin Evropian U22 në beach volley, që po zhvillohet në Baden të Austrisë, me dy dyshe në konkurrencën e meshkujve dhe femrave.

"Në garat e femrave, vendin tonë po e përfaqësojnë Amela Llugaliu dhe Sara Pira, të udhëhequra nga trajneri Edon Ibrahimi, në Grupin E me Çekinë 2, Sloveninë dhe Ukrainën.

Në kategorinë e meshkujve, Kosova përfaqësohet nga Premtim Bytyqi dhe Plator Fetahu, të udhëhequr nga trajneri Albin Rexhepi, në Grupin H me Gjermaninë, Latvian dhe Holandën.

Ndeshjet e së nesërmes (14.08.2025)

• Femrat:

Kosova – Sllovenia | 09:20

Kosova – Ukraina | 16:00

• Meshkujt:

Kosova – Holanda | 14:20

Federata e Volejbollit e Kosovës u uron suksese dhe paraqitje sa më të mirë përfaqësuesve tanë në këtë kampionat", njofton FVK. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat