Drita gati për Kupën ballkanike

Volejboll

Drita gati për Kupën ballkanike

Më: 4 shtator 2025 Në ora: 11:39
Pamje nga ndeshja

Kupa e BVA-së në volejboll për femra do të zhvillohet nga data 25 deri më 28 shtator në Kosovë.

KV Drita e Gjilanit e ka konfirmuar pjesëmarrjen, e madje këtë vit mban rolin e nikoqires, ndërsa pjesëmarrëse do të jenë edhe tri skuadra të njohura rajonale: AEK Athina nga Greqia, Fit Fun Volley nga Maqedonia e Veriut dhe Herceg Novi nga Mali i Zi.

“Në ditën hapëse të garës, më 25 shtator, në orën 15:30 do të përballen AEK Athina dhe Fit Fun Volley, ndërsa në orën 17:30 do të zbresin në parket nikoqirët e KV Drita kundër ekipit të Herceg Novit.

Dita e dytë do të sjellë dy sfida të tjera: Herceg Novi – AEK Athina dhe Fit Fun Volley – KV Drita.

Pas një dite pushimi, turneu do të mbyllet me duelet e fundit më 28 shtator, ku fillimisht do të takohen Herceg Novi me Fit Fun Volley, për t’u përmbyllur me supersfidën AEK Athina – KV Drita.

Skuadra fituese e Kupës së BVA-së do të sigurojë një vend të vlefshëm për garat evropiane, konkretisht në CEV Challenge Cup”, njofton FVK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat