Në kuadër të programit “Sport në Shkolla”, u organizua trajnimi i arsimtarëve të edukatës fizike për ngritjen e kapaciteteve në këtë sport, ku ligjëroi përzgjedhësi i Kombëtares së vajzave, Lorik Ilazi.
Ky program, i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, zbatohet nga Federata e Sportit Shkollor e Kosovës në partneritet me federatat përkatëse, duke përfshirë edhe Federatën e Volejbollit të Kosovës.
Me këtë nismë, volejbolli do të zhvillohet në 14 shkolla nëpër Kosovë, duke i ofruar fëmijëve më shumë mundësi për sport, shëndet dhe argëtim.
Përveç volejbollit, programi përfshin edhe 5 sporte të tjera që do të gjallërojnë orët e edukatës fizike.