Beteja e qytetit për Superkupën e Kosovës 

Volejboll

Beteja e qytetit për Superkupën e Kosovës 

Nga: K.G. Më: 20 shtator 2025 Në ora: 11:20
Fer Volley

Finalja e Superkupës së Kosovës në volejboll (femrat) pritet me padurim nga dashamirët e këtij sporti.

Finalja mes dy ekipeve të një qytetit, Fer Volley – Ferizaj.

Beteja e qytetit për trofeun e Superkupës së Kosovës! 

“Të dielën, ora 19:00, në palestrën e sporteve “Bill Clinton” – Ferizaj, skuadra jonë Fer Volley zbret në parket për trofeun e parë të sezonit.

Kjo nuk është vetëm një ndeshje është derbi i qytetit, beteja për krenari dhe histori. Vajzat tona janë gati të japin gjithçka, me pasion, forcë dhe karakter, për të vazhduar aty ku e lamë vitin e kaluar.

Ftojmë të gjithë tifozët qytetarët  e Ferizajt të jenë pranë nesh! Të mbushim palestrën, dhe së bashku të shkruajmë një kapitull të ri historie”, njofton KVF Fer Volley.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat