Trajnerët e Kosovës Jon Kajtazi, Arbona Haxhaj dhe Qendrim Jashanica kanë arritur në Zarë të Kroacisë, ku po marrin pjesë në CEV Coaches Convention 2025, ngjarjen më të madhe vjetore të trajnerëve të volejbollit në Evropë.
Konventa, e cila këtë vit po organizohet për të pestin vit me radhë, po mbledh në një vend dhjetëra trajnerë, edukatorë dhe liderë teknikë nga e gjithë Evropa, të cilët po shkëmbejnë përvoja, ide dhe praktika të reja mbi zhvillimin e volejbollit.
Pjesëmarrja e trajnerëve tanë në këtë aktivitet prestigjioz është dëshmi e përkushtimit për të sjellë njohuri dhe qasje moderne në zhvillimin e volejbollit kosovar, duke kontribuar kështu në rritjen e cilësisë së punës me gjeneratat e reja.
“Great coaching changes lives – Trajneri i madh ndryshon jetë” është motoja e kësaj konvente, që po ofron përvojë të veçantë profesionale për pjesëmarrësit nga Kosova.