Derbi i volejbollit në javën e parë të Raiffeisen Superligës A (Meshkujt) dhuroi emocione të forta, ku Drita arriti të përmbysë rezultatin dhe të triumfojë 3:2 (16:25, 25:21, 19:25, 25:20, 15:11) ndaj Pejës pas një beteje dramatike me pesë sete.
Peja e nisi më mirë takimin duke e fituar setin e parë 25:16, duke shfaqur forcë dhe stabilitet.
Por Gjilanasit reaguan në setin e dytë me lojë të disiplinuar dhe sulme efikase, duke barazuar 1:1 me shifrat 25:21.
Seti i tretë iu kthye përsëri Pejës, që e fitoi 25:19, por Drita nuk u dorëzua dhe me një ritëm të lartë arriti ta marrë setin e katërt 25:20, duke e çuar ndeshjen në setin vendimtar.
Në taj-break, Gjilanasit u treguan më të fortë psikologjikisht, duke fituar 15:11 dhe duke e mbyllur duelin 3:2 në sete, për një start të shkëlqyer në sezon.