Prishtina ‘75 e ka hapur sezonin e ri në Raiffeisen Superligën A (femrat) nw volejboll. me një fitore bindëse ndaj Gjinocit, duke triumfuar 3:0 (25:21, 25:22, 25:21).
Në setin e parë, prishtinaset u treguan më të përqendruara në pikat vendimtare, duke fituar 25:21.
Edhe seti i dytë solli një përballje të ngushtë, por Prishtina ‘75 ruajti epërsinë dhe e mbylli 25:22.
Seti i tretë konfirmoi dominimin e vendasve, që me një lojë më të balancuar dhe me efikasitet në sulm e mbyllën takimin 25:21, duke siguruar tri pikët e para të sezonit.