Ferizaj ka filluar me fitore të rëndësishme në xhiron hapëse të Superligës A në volejboll, duke mposhtur me 3:1 (25:21, 27:29, 25:20, 25:20) Prishtinën.
Mysafirët e nisën më fuqishëm dhe fituan setin e parë 25:21.
Kryeqytetasit reaguan fuqishëm në setin e dytë, duke triumfuar pas një lufte të fortë me rezultat 29:27.
Megjithatë, Ferizaj riktheu kontrollin në dy setet e radhës, të cilat i fitoi 25:20 dhe 25:20, duke vulosur fitoren 3:1 dhe duke marrë tri pikë të para të sezonit.