Skuadra e Skenderajt ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në këtë fillim sezoni në elitën e volejbollit të Kosovës.
Skenderaj ka triumfuar bindshëm ndaj Gjinocit me rezultat 3:0 ((25:14, 25:14, 25:21).
Me lojë të disiplinuar dhe dominim të plotë në të dyja fazat, vajzat e Skënderajt nuk lanë hapësirë për befasi.
Ato kontrolluan takimin nga fillimi deri në fund.