Skënderbeu forcë për Lubotenin

Volejboll

Skënderbeu forcë për Lubotenin

Më: 4 tetor 2025 Në ora: 23:01
Skënderbeu

Pas një fillimi më të mirë të Lubotenit në setin e parë, skuadra e Skënderbeut nga Kraishta e Lipjanit reagoi fuqishëm në setet vijuese.

Kësisoj e ka përmbysur rezultatin dhe siguruar fitoren (3:1 -16:25, 25:19, 25:18, 25:19) e dytë radhazi në kampionat.

Me lojë të disiplinuar dhe sulme të sakta nga krahët, Skënderbeu kontrolloi ritmin në tre setet e fundit.

Kështu që u konfirmua si një prej ekipeve më në formë të edicionit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat