Ferizaj me mund të madh ka shënuar fitore me rezultat 3:2 (25:20, 15:25, 20:25, 25:20, 15:13) ndaj Golden Eagle Therandës, në ndeshjen e javës së dytë të Superligës së Kosovës në volejboll.
Një përballje e fortë dhe plot emocione në Ferizaj!
Skuadra vendase arriti të përmbysë ndeshjen pas një dueli të gjatë me Therandën, duke fituar në setin e pestë vendimtar me rezultat të ngushtë 15:13.
Me këtë fitore, Ferizaj vazhdon serinë pozitive në hapje të edicionit të ri.