Skuadra e Fushë Kosovës ka regjistruar fitoren e parë në edicionin e ri të Raiffeisen Superligës A, duke mposhtur në Lipjan me rezultat 3:1 (25:22, 25:18, 23:25, 25:23) ekipin e Vëllaznimit.
Vendaset shkaku i palestrës së zënë me përgatitjet për zgjedhjet lokale në Fushë Kosovë, u detyruan të luanin në Lipjan.
Ato e nisën ndeshjen me intensitet të lartë dhe fituan dy setet e para me epërsi që u dhuroi qetësi, falë lojës së mirë në bllok dhe shërbimit të saktë.
Në setin e tretë, gjakovaret reaguan dhe arritën ta ngushtojnë rezultatin me 23:25, por Fushë Kosova u tregua më e vendosur në setin e katërt, duke e mbyllur ndeshjen me rezultat përfundimtar 3:1 dhe duke marrë tri pikët e para në këtë sezon.