Drita ngadhënjeu me rezultat 1:3 (21:25, 19:25, 25:22, 23:25) ndaj Prishtinës në kuadër të elitës së volejbollit të Kosovës (meshkujt).
Drita nga Gjilani ka vazhduar formën e mirë edhe në xhiron e dytë të kampionatit, duke triumfuar si mysafir në kryeqytet ndaj Prishtinës.
Skuadra gjilanase e nisi fuqishëm ndeshjen, duke fituar dy setet e para me lojë të organizuar dhe bllok të fortë.
Prishtinasit reaguan në setin e tretë me shpresë për rikthim, por Drita tregoi përvojë dhe vendosmëri, duke mbyllur sfidën në të katërtin set dhe siguruar fitoren e dytë radhazi.