Drita tregon fuqinë ndaj kampionit 

Volejboll

Drita tregon fuqinë ndaj kampionit 

Më: 11 tetor 2025 Në ora: 00:00
Skuadra e Dritës

Skuadra e Dritës ka vazhduar formën e shkëlqyer në fillim të kampionatit, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi në po aq ndeshje të zhvilluara në Raiffeisen Superligën A në volejboll.

Kësaj radhe e mposhtën kampionin Ferizajn me rezultat 3:0 (25:21, 25:22, 27:25).

Në një përballje të fortë dhe me ritëm të lartë, gjilanasit arritën të ruajnë epërsinë në momentet vendimtare të secilit set, duke i shkaktuar Ferizajt humbjen e parë të këtij edicioni.

Ndeshja u zhvillua në pallatin e sporteve në Gremë, për shkak të rikonstruksionit të palestrës në Gjilan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat