Ferizaj fiton derbin

Volejboll

Ferizaj fiton derbin

Më: 16 tetor 2025 Në ora: 20:58
Pamje nga një ndeshje

Në një nga ndeshjet më emocionuese të javës në volejboll, Ferizaj ka arritur të triumfojë pas një dueli të fortë ndaj Skënderbeut nga Kraishta, duke fituar me rezultat të ngushtë 3:2 (25:22, 25:27, 25:18, 23:25, 15:12).

Ferizajasit treguan karakter dhe qëndrueshmëri në momentet vendimtare, duke siguruar fitoren e tretë të këtij edicioni. 

Ferizaj ndali dy pikë të mëdha.

Nga ana tjetër, Skënderbeu arkëton një pikë të vlefshme, që e mban në pozitën e tretë të renditjes, të cilën e ndan me Pejën, me nga 10 pikë secila dhe Ferizaj zë vendin e katërt me 7 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat