Drita, lider i kampionatit 

Volejboll

Drita, lider i kampionatit 

Më: 18 tetor 2025 Në ora: 23:45
Drita nga Gjilani

Drita nga Gjilani ka vazhduar formën e shkëlqyer në kampionat, duke shënuar fitoren e pestë radhazi.

Ata ruajnë statusin e pamposhtur në elitën e volejbollit të Kosovës.

Drita e mposhti si mysafire me 3:0 (25:27, 16:25, 23:25) Lubotenin.

Me këtë triumf, gjilanasit kryesojnë tabelën me 14 pikë pas pesë xhirove, ndërsa Luboteni mbetet me 4 pikë, në kërkim të stabilitetit në pjesën e mesme të renditjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat