Ferizaj shënon fitoren e katërt

Volejboll

Ferizaj shënon fitoren e katërt

Më: 19 tetor 2025 Në ora: 21:34
Ferizaj

Ferizaj ka vazhduar me paraqitje të mira, duke regjistruar fitoren e katërt në këtë edicion të Superligës në volejboll dhe duke u ngjitur në kuotën e 10 pikëve, sa ka edhe Skënderbeu në pozitën e katërt të renditjes.

Ferizaj shënoi fitore me rezultat 0:3 (16:25, 18:25, 16:25) ndaj Vëllaznimit të Gjakovës.

Në anën tjetër, Vëllaznimi, pas rikthimit në elitën e volejbollit pas më shumë se dy dekadash, ende nuk e ka gjetur fitoren.

Ndeshja u zhvillua në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, me kërkesë të klubit kuqezi nga Gjakova, për shkak të angazhimit të palestrës në këtë qytet me procesin zgjedhor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat