Drita nga Gjilani ka regjistruar fitoren e katërt në këtë edicion të garave në volejbollin e Kosovës, duke u rikthyer në pozitën e dytë të tabelës me gjithsej 10 pikë, pesë më pak se liderja Fer Volley.
Vashat e Dritës e mposhtën me rezultat 0:3 (15:25, 21:25, 16:25) Vëllaznimin e Gjakovës.
Në anën tjetër, Vëllaznimi vazhdon të jetë në kërkim të pikëve të para, pas pesë xhirove të zhvilluara.
Ndeshja u zhvillua në Palestrën e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në Prishtinë, për shkak të pamundësisë së përdorimit të palestrës në Gjakovë.