Befasia e javës – Golden Eagle Theranda e Xhavit Mustafës, dërrmon Dritën

Volejboll

Befasia e javës – Golden Eagle Theranda e Xhavit Mustafës, dërrmon Dritën

Më: 22 tetor 2025 Në ora: 23:12
Golden Eagle Theranda

Drita e Gjilanit shtanget nga Golden Eagle Theranda e trajnerit Xhavit Mustafa.

Skuadra e Golden Eagle Theranda ka shkaktuar befasinë e javës, duke mposhtur liderin Drita me rezultat 3:0 (25:20, 25:22, 25:23), në kuadër të elitës së volejbollit të Kosovës. 

“Në Kamenicë, ndaj një skuadre që deri më tani nuk kishte pësuar asnjë humbje, djemtë e KV Golden Eagle Theranda treguan se puna e palodhshme në stërvitje, uniteti dhe përkushtimi japin rezultat. 

Me lojë të disiplinuar, mbrojtje të fortë dhe sulm efikas, ekipi ynë dominoi në çdo set dhe arriti një fitore të pastër 3-0, duke dëshmuar edhe një herë se jemi ndër skuadrat më të forta dhe më të organizuara në Superligë!.

Krenarë për secilin lojtar që dha maksimumin në fushë — energji, pasion dhe shpirt fitues”, thuhet nga KV Golden Eag;e Theranda.

Therandasit i shkaktuan humbjen e parë në këtë edicion gjilanasve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat