Fer Volley nuk pyet për rivale, i gjunjëzon me rezultat maksimal 

Volejboll

Fer Volley nuk pyet për rivale, i gjunjëzon me rezultat maksimal 

Më: 25 tetor 2025 Në ora: 18:44
Fer Volley

Kampionet në fuqi të Kosovës, Fer Volley nga Ferizaj, kanë vazhduar formën e tyre mbresëlënëse duke fituar me rezultat të pastër ndaj Prishtinës ‘75.

Fer Volley fitoi me rezultat 0:3 (25-16, 25-18, 26-24) ndaj Prishtinës 75, në kuadër të elitës së volejbollit të Kosovës.

Edhe pse seti i tretë solli më shumë rivalitet, përvoja dhe cilësia e ferizajaseve vendosi ndeshjen në favor të tyre.

Me këtë fitore, Fer Volley ruan serinë e pamposhtur dhe kryeson bindshëm tabelën e elitës së vajzave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat