Golden Eagle Theranda shënon fitoren e tretë rresht 

Volejboll

Golden Eagle Theranda shënon fitoren e tretë rresht 

Më: 25 tetor 2025 Në ora: 18:50
Golden Eagle Theranda

Skuadra Golden Eagle Theranda ka shënuar një fitore të thellë në xhiron e shtatë, duke dominuar plotësisht ndaj Vëllaznimit me rezultat 3:0 3:0 (25:16, 25:12, 25:9). 

Me ritëm të lartë dhe efikasitet në sulm, therandasit nuk lanë hapësirë për surpriza, duke mbyllur ndeshjen me rezultat të pastër 3:0.

Kjo fitore e konsolidon Therandën në mesin e tabelës, ndërsa Vëllaznimi mbetet pa fitore edhe pas shtatë ndeshjeve të para të edicionit.

Për therandasit është fitorja e tretë rresht në elitën e volejbollit të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat