Seminar profesional për trajnerët e volejbollit

Volejboll

Seminar profesional për trajnerët e volejbollit

Më: 25 tetor 2025 Në ora: 18:52
Pamje

Federata e Volejbollit e Kosovës ka organizuar sot seminarin profesional për trajnerët e volejbollit, me pjesëmarrjen e mbi 40 trajnerëve nga e gjithë Kosova.

Në hapje të seminarit, të pranishmit i përshëndeti sekretari i përgjithshëm i FVK-së, z. Valon Nikqi, i cili theksoi rëndësinë e zhvillimit të vazhdueshëm profesional të trajnerëve si bazë për avancimin e volejbollit kosovar.

Ligjërues i seminarit ishte z. Darko Prebiracevic, selektor i Kombëtares A të meshkujve të Kosovës, i cili ndau përvoja të vlefshme nga puna e tij dhe nga praktikat bashkëkohore të volejbollit ndërkombëtar.

Në pjesën e parë të seminarit u fokusua tek trajnerët e shkollave dhe zhvillimi i talenteve të rinj, ndërsa pjesa e dytë iu dedikua niveleve më të avancuara të trajnimit dhe menaxhimit të ekipeve elitare.

Në përmbyllje të aktivitetit, të gjithë pjesëmarrësve iu ndanë certifikata pjesëmarrjeje nga presidenti i FVK-së, z. Bahri Gjinovci, dhe selektori Prebiracevic, si vlerësim për angazhimin dhe kontributin e tyre në ngritjen e cilësisë së volejbollit në vend.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat