Seleksionimi i parë për kombëtaren e Kosovës U18

Volejboll

Seleksionimi i parë për kombëtaren e Kosovës U18

Më: 25 tetor 2025 Në ora: 20:34
Kosova U18

Sot, më 25 tetor 2025, në ambientet e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në Prishtinë, u mbajt seleksionimi i parë për kombëtaren e Kosovës U18, në të dy konkurrencat – femra dhe meshkuj.

“Interesimi ishte shumë i madh, me dhjetëra të rinj e të reja nga klube të ndryshme të vendit që morën pjesë me dëshirën dhe ambicien për ta veshur fanellën e Kosovës.

Gjatë seancave stërvitore, të mbajtura nën drejtimin e trajnerëve të ekipeve kombëtare, u vlerësuan aftësitë teknike, fizike dhe potenciali i lojtarëve për përfaqësim në arenën ndërkombëtare.

Ky ishte vetëm hapi i parë drejt formimit të ekipeve U18, që do ta përfaqësojnë Kosovën në garat e ardhshme evropiane.

Kjo do të vazhdohet si projekt afatgjatë për ndërtimin e një gjenerate premtuese.

Federata e Volejbollit e Kosovës falënderon klubet për bashkëpunimin dhe mbështetjen në këtë proces të rëndësishëm për të ardhmen e volejbollit tonë”, njofton FVK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat