Drita e Lorik Ilazit përforcon pozitën e dytë

Volejboll

Drita e Lorik Ilazit përforcon pozitën e dytë

Më: 26 tetor 2025 Në ora: 20:09
Lorik Ilazi

Drita e kryetrajnerit Lorik Ilazi po tregon lojëra të mirë dhe si fryt i kësaj ka përforcuar vendin e dytë në elitën e volejbollit të Kosovës (femrat).

Pas një fillimi më të mirë të vendasve, Drita e Gjilanit riktheu ndeshjen në favorin e saj, duke fituar tre setet e radhës me lojë të disiplinuar dhe efikase. 

Drita e mundi me rezultat 3:1 (21:25, 25:20, 25:21, 25:21) Fushë Kosovën.

Kjo është fitorja e pestë për gjilanaset, që e forcon pozitën e dytë në tabelë, menjëherë pas kampionit Fer Volley.

Në anën tjetër, Fushë Kosova regjistroi humbjen e tretë këtë edicion, megjithëse tregoi rezistencë në çdo set.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat