Vëllaznimi fiton derbin e skuadrave të fundit 

Volejboll

Vëllaznimi fiton derbin e skuadrave të fundit 

Më: 26 tetor 2025 Në ora: 23:09
Vëllaznimi

Një ndeshje dramatike mes dy skuadrave të fundit në tabelë solli pikët e para për të dyja.

Vëllaznimi e mposhti me rezultat 3:2 (25:27, 25:20, 25:22, 19:25, 15:12) Gjinocin, në ndeshjen e elitës së volejbollit të Kosovës.

Pas pesë seteve të luftuara, Vëllaznimi arriti të sigurojë fitoren e parë që prej rikthimit në elitën e volejbollit, duke i dhënë fund pritjes së gjatë për një triumf.

Edhe Gjinoci, pavarësisht humbjes, e regjistroi pikën e parë në këtë edicion, duke treguar përmirësim të dukshëm në lojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat